PS feston sot 25-vjetorin e themelimit, mungon Meta
Partia Socialiste e Shqipërisë kremton të martën të mbrëmje 25-vjetorin e themelimit.
Në ceremoninë që do të organizohet me këtë rast, krahas personaliteteve të larta të saj ndër vite, mësohet se është ftuar dhe lideri historik i socialistëve, Fatos Nano, por dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Nderkohe, kreu i LSI Ilir Meta nuk do te jete prezent per shkak te nje vizite ne Malin e Zi.
Partia Socialiste e Shqipërisë, aktualisht forca më e madhe opozitare në Shqipëri, u krijua në vitin 1991, pas shkrirjes së Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH).
Në Kongresin e PPSH-së në vitin 1991 u mor vendim që t’i ndërrohet emri kësaj partie, në Partia Socialiste.
Diskutime rreth kësaj post