Alfred Peza, sekretar për mediat në PS ka folur për kongresin e 23 marsit të Partisë Socialiste.
U raportua se i është dërguar ftesë edhe ish-kryeministrit Fatos Nano, për të cilin Peza u shpreh se e ka pranuar ftesën.
Peza tha se kongresi është i parashikuar muaj më parë dhe është një kongres elektoral.
“PS vazhdon axhendën politike të vendosur muaj më parë, pa ditur se çdo të ndodhte sot. PS do të shkojë në zgjedhje, me apo pa PD. Axhendën nuk e dikton dot asnjë nga partitë politike, por vullneti i popullit shqiptar. Strukturat e PS do të përfaqësojnë edhe nëse Dako apo Sejdini do të jenë sërish kandidatë për kryetarë bashkie”, tha ai në A2CNN.
Diskutime rreth kësaj post