Nuk ka asnjë surprizë për rezultatin e zgjedhjeve në fshatin Lazarat. Sapo është numëruar qendra e parë e votimit nga pesë të tilla që ka ky fshat. Partia Demokratike ka fituar 257 vota, PS 12 vota dhe LSI 14.
Dihet që Lazarati ka qenë historikisht bastion i Partisë Demokratike. Lidhje me PD-në u forcua më së shumti edhe pas ndërhyrjes së policisë në vitin 2014 për të pastruar parcelat me kanabis.
Për gati dy dekada Lazarati ishte kthyer në simbol kultivimit të kanabisit në Shqipëri dhe mbarë Europën.
Diskutime rreth kësaj post