Kryeministri Rama, ka postuar në llogarinë e tij “Facebook”, një shkrim të një prej gazetave më të madhe botërore, Washington Post, e cila i ka propozuar turistëve amerikanë të vizitojnë Shqipërinë, madhe edhe si alternativë ndaj ishullit shumë të famshëm grek, Mikonos.
“Ja edhe kolosi mediatik Washington Post, me jehonën e tij për Shqipërinë turistike, e cila u jepet lexuesve si alternativa më e mirë edhe krahasuar me të superfamshmin Mikonosin fqinj, duke i ftuar të provojnë eksperiencën unike përgjatë bregdetit shqiptar me plazhe të kristalta qytete antike dhe male perfekte për sporte natyrore si paketa më e plotë e turizmit të qëndrueshëm, në vend të destinacioneve të mirënjohura por edhe të mbipopulluara të Mesdheut”, ka shkruar Rama në facebook.
Por çfarë shkruan Washington Post?
“Në vend të Mykonosit, provoni Shqipërinë. Greqia renditet lart për udhëtarët amerikanë këtë verë dhe ministri grek i turizmit Vasilis Kikilias po parashikon 10 deri në 20 për qind më shumë vizitorë në vend këtë vit se sa i kaluari. Si fillim, ishulli grek i Mykonos ishte destinacioni kryesor ndërkombëtar në trend i Airbnb për përdoruesit amerikanë. Për një alternativë me ujë të pastër kristal dhe çmime të përballueshme, provoni fqinjin verior të Greqisë, Shqipërinë. Do të gjeni plazhe mesdhetare përgjatë Rivierës Shqiptare, dhe në brendësi, malet janë idilike për ecje, çiklizëm dhe qytete antike”, thuhet në shkrimin e prestigjiozes amerikane.
Kujtojmë se bazuar në të dhënat që janë publikuar nga Organizata Botërore e Turizmit, (UNWTO), thuhet se Shqipëria ka pasur një rritje me 54% të numrit të turistëve krahasuar me vitin 2019, duke u bërë kështu vendi i tretë në botë.
Në një raport së fundmi të Organizatës Botërore të Turizmit, ky sektor në të gjithë botën është është në rrugë të mbarë për t’u rikthyer në nivelet para pandemisë!
Një nga vendet që ka pasur një fluks të lartë turistësh në tremujorin e parë të 2023, është pikërisht Shqipëria, krahasuar me shifrat e para pandemisë në vitin 2019.
Diskutime rreth kësaj post