Ndërkohë që Partia Socialiste është duke pritur një përgjigje nga LSI-ja për koalicionin e katër viteve të ardhshme, eksponentë të kësaj force politike flasin për fitore në 18 qershor.
Ish ministri i Drejtësisë, Nasip Naço shkruan në faqen e tij në facebook, se LSI do të arrijë një fitore spektakolare në 18 Qershor, ndërkohë që në Berat do të dalë forcë e parë politike.
“Qindra të rinj dhe të reja të Kuçovës mirëpriten këtë fundjavë në një takim të jashtëzakonshëm dhe shumë entuziast Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.
LSI është forca e të rinjve dhe ne jemi krenarë për rolin që luajnë ata në rritjen e pandalshme të LSI-së.
Ashtu si në të gjithë Shqipërinë edhe në Kuçovë energjia dhe vizioni i të rinjve do e prijë LSI-në në një fitore spektakolare më 18 qershor për të garantuar një shans për të gjithë në Shqipërinë evropiane. #LSI Forcë e Parë në Qarkun e Beratit #NjëShansPërRininë #NjëShansPërTëGjithë“, shkruan Naço ne statusin e tij ne rrjetin social facebook.
Diskutime rreth kësaj post