Pas ngjarjeve të sotme në Bularat ku morrën pjesë dy mijë grekë në varrim por edhe thurrën thirrje raciste ndaj shqiparëve, ka reaguar më në fund edhe kryeministtri Rama. Ai ka zgjedhur t’I përgjigjet njërit nga komentuesve të tij, duke I cilësuar si provokatorë varresh.
Rama u shpreh se “ata jetojnë si hiena e këndojnë si korba!”, duke thënë se nuk përfaqësojnë komunitetin në Bularat.
Fjalët e komentuesit ishin:
“Ndërhy zoti Rama të lutem sepse u flliqëm si shtet, vjen greku na provokon tregoja vendin dhe tregoj vlerat tona si komb”
Rama I përgjigjet:
“Vlera jonë sot? Pikërisht ajo qe disave këtu u duket gabimisht si dobësi. Shteti ynë s’lufton as me arkmorte dhe as me provokatorë varrimesh. Kush erdhi për të provokuar, hyri, turpëroi veten e flamurin e tij dhe iku. Patriotizmi nuk është të urresh tjetrin e gjuhën e tij, pot të duash vendin e gjuhën tënde.
Dhe zotrote mos e përdor termin ”greku”, se është po kaq e neveritshme sa kur të pagdhendurit në anën tjetër, thonë ‘shiptari’! Minoriteti grek njerëzit e mirë të minoriteti e të Bularatit nuk janë ‘greku’ por janë qytetarë të respektuar e të pazëvendësueshëm të Shqipërisë. E ti që as emrin s’merret vesh si e ke, rri pa merak se Shqipëria nuk ‘flliqet’ nga ca të pagdhendur që jetojnë si hiena e këndojnë si korba! Janë qenie të mjera që përdhosin të vdekurin që medemek respektojnë dhe ulin dinjitetin e flamurit të kombit të tyre, një komb që i ka dhënë shumë njerëzimit; një popull që ska qenë e s’mund të jetë kurrë armiku ynë; një vend ku shqiptarët kanë gjetur strehë njësoj siç kanë gjetur grekët strehë tek ne dhe qe edhe ai, si çdo vend ka taksiratin të ketë derrat e gomerët e vet.
Diskutime rreth kësaj post