Një 29-vjeçare nga Britania e Madhe përfundoi me buzë gjigante të ënjtura pasi provoi t’i mbushte në kushte shtëpie. Christina Burton gjeti një person që do i injektonte “filler” në buzë për £75 në shtëpi, por për fatin e saj të keq përfundoi e shpërfytyruar.Burton pësoi një reaksion alergjik ndaj një kremi që përdori përpara se të kryente procedurën dhe buzët e saj filluan të ënjteshin.
Christina pretendon se buzët e saj filluan të ënjteshin në momentin që nisi të përdorte kremin për mpirje. Estetisti që ndodhej me të e siguroi që ishte diçka normale.Gjithsesi, gjërat morën një kthesë të pakëndshme pas tre orësh ajo përfundoi me urgjencë në spital.
Christina tashmë ka hequr dorë nga mbusheshit një herë e përgjithmonë dhe kërkon që të inkurajojë vajzat dhe gratë e tjera që të informohen mirë përpara se të bëjnë ndonjë ndërhyrje.Burimi: UNILAD| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania
Diskutime rreth kësaj post