Në fund të pesë viteve shkollë, çdo nxënës duhet të dijë së paku shkrim e lexim, aftësi të cilat do të mund të praktikohen nëpërmjet një testimi, që do të aplikohet që këtë vit, në përfundim të shkollës.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e ka bërë me dije këtë gjë, gjatë një aktiviteti me mësuesit.
“Këtë vit do të realizohet një reformë e re, në klasat e pesta në të gjithë Shqipërinë, do të pilotojmë provimin kombëtar dhe një vit më pas do të bëjmë provim të detyrueshëm dalës”, tha Nikolla gjatë një aktiviteti.
Sakaq, burime nga ministria e Arsimit bëjnë me dije për ATSH-në se reforma e re në arsim parashikon një provim shtesë për nxënësit që përfundojnë ciklin e ulët. Një testim i tillë do të zhvillohet për herë të parë këtë vit dhe do të aplikohet çdo vit. Provimi do të aplikohet për të parë nivelin e nxënësve, për të hartuar më pas politika nga ana e Ministrisë së Arsimit. Po ashtu, pritet dhe organizimi i një aktiviteti nga ana e ministrisë në lidhje me mënyreë sesi do të aplikohet.
Futja e një testimi kombëtar për klasën e pestë bëhet pikërisht këtë vit mësimor, pas ndryshimeve që pësoi edhe ligji për arsimin parauniversitar.
Diskutime rreth kësaj post