Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë me një reagim ironik në rrjete sociale në lidhje me diskutimet për hapjen e negociatave me BE-në për Shqipërinë.
Postimi i plotë:
Edhe drejtësia e reformuar nuk po i shpëton llogjikës së goditjeve me fushata. Si gjithmonë edhe sot punohet me fushata.
Duhet një statistikë. Kaq!
Këto kohë është shpallur fushata “për negociatat”.
Janë lëshuar duke krijuar çështje nga asgjëja. Çështje që nuk janë as çështje, por sajesa të trasha bazuar në letra anonime apo kallëzime/ thashetheme popullore. Vendime gjykatësisht e prokurorësh pa hesap bazuar në sajesa, thashetheme e madje edhe lajthitje aritmetike… Provat as që i sheh njeri me sy këto kohë.
Kulmi është që edhe të huajt janë të angazhuar në sajesa letrash anonime.
Do hapen negociatat medemek…!!!
Ndërkohë ato “negociatat” thua nuk arrijnë të shohin mbylljen e çështjeve të vërteta?! Fjala vjen përdorimi politik nga PS i të dhënave personale për zgjedhje, u mbyll… etj, etj, etj…
Por hapen të reja, fundi i të cilave dihet që është kot. Po kot fare!
Nuk e di, mjer kujt i bie halli ta zërë fushata statistikore e drejtësisë!” – ka shkruar ai.
Diskutime rreth kësaj post