Ndërkohë që seanca parlamentare vazhdon, disa dhjetra protetsues po shtyjnë Policinë që është bërë gardh përpara Kuvendit. Policët janë vendosur sup më sup, ndërkohë që protestuesit i shtyjnë me trup.
Tre radhë policësh janë vendosur njeri pas tjetrit. Forcat Shqiponja në radhët e dytë, të veshur me uniformat me të kuqe, janë detyruar të mbështesin kolegët e tyre blu të radhës së parë. Disa metra më tej, rreshta të tjerë policësh me skafanda dhe mburoja janë ende në pritje.
Policia me megafon ka vazhduar t’u kërkojë qytetarëve të ndërpresin veprimet e dhunshme dhe kërcënuar se do të zbatohet ligji, pasi veprimet e tubuesve i konsideron të dhunshme.
“Ju lutemi ruani qetësinë. – thërret Policia. – Ndërpritni veprimet e dhunshme. Mos hidhni kapsolla, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të policisë. Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga veprimet e dhunshme. Mos u përplasni me Policinë. Veprimet e tubueseve janë në kundërshtim me ligjin. Policia do të zbatojë ligjin.
I nderuar zoti Gazmend Bardhi, si organizator i tubimit, merrni masa që personat që hedhin kapsolla lëndë piroteknike apo sende te forta t’i ndërpresin menjëherë këto veprime. Merrni masa qe personat që mbajnë maska në tubim ose t’i heqin ose të largohen.”
Ndërkohë, e ka marrë fjalën kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post