Këtë të premte, opozita ka dalë në protestë para bashkisë së Tiranës, pas arrestimeve të disa ish-zyrtarëve të këtij institucioni për abuzim me detyrën për dosjen ‘5D’.
Protestuesit e opozitës, kanë hedhur molotov në drejtim të Bashkisë, duke bërë që godina të përfshihet nga flakët.
Ata kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj.
Siç duket nga pamjet, flakët kanë përfshirë hyrjen e institucionit.
Diskutime rreth kësaj post