Ardhja e presidentit të Serbisë në Tiranë ka shkaktuar incidente pasi lëvizja Vetëvendosja ka mbajtur protesta para hotelit ku po mbahet takimi.
Protestuesit e Lëvizjes Vetëvendosja kanë nisur përplasjet e para me forcat e policisë që kanë blinduar zonën ku po zhvillohet takimi mes kryeministrit Edi Rama, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe atij të Maqedonisë, Zoran Zaev.
Deri para pak minutash ata po mbanin një tubim të qetë dhe vetëm fjalime kundër Ramës dhe Vuçiç, por tani kanë nisur edhe tentativat për të thyer kordonin e policisë.
Aktivistët brohorasin “UÇK”, “Adem Jashari”, ndërsa ka edhe fishkëllima të shumta.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post