Në selinë Lëvizjes Bashkë kanë mësyrë forca të policisë, duke tentuar të arrestojnë disa prej aktivistëve.
Kjo vjen pasi Lëvizja Bashkë protestoi para Kuvendit kundër rritjes së pagave të deputetëve.
Protesta u shoqërua me një pankartë ku shkruhej “Mos u ngopshi!” dhe me hedhjen e disa kartmoneshave false në mënyrë simbolike.
“Vetëm pak orë pas aksionit të sotëm kundër rritjes skandaloze të pagave të deputetëve e ministrave, në selinë e Lëvizjes BASHKË kanë mësyrë forca të Policisë së Shtetit. Këta të fundit, pa asnjë lloj të drejtë dhe pa asnjë lloj mandati ligjor, po tentojnë të arrestojnë aktivistët tanë.
Kjo është një tentativë e dëshpëruar për t’na kërcënuar të mbyllim gojën ndaj padrejtësive, por ne nuk frikësohemi! E drejta do të triumfojë!”, thuhet në një deklaratë të Lëvizjes.
Diskutime rreth kësaj post