Në Korçë sot, qindra qytetarë janë organizuar dhe kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste për të kundërshtuar ardhjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç në festën e birrës më 18 – 22 gusht.Organizatorët kanë dorëzuar një kërkesë për protestë në Komisariatin e Policisë së Korçës për protestën që planifikohet të mbahet të dielën në ora 11:00.
“Rezistencë në rritje kundër pranisë të këngëtarit serbo-kroat Goran Bregoviç në festën e birrës në Korçë, ndërkohë që bashkia si organizatore refuzon të tërhiqet nga ftesa për këngëtarin. Zhvillimi më i fundit në reaksionin e pakënaqësive është protesta e lajmëruar nga qytetarët dhe që pritet të zhvillohet nesër”, bëri të ditur një prej qytetarëve organizatorë të protestës.
“Ju ftojmë të gjithë intelektualet, qytetarët nga të gjitha trojet etnike të jenë prezentë për të ndaluar këngëtarin serb, anti-shqiptarin Goran Bregoviq. Protesta është paqesore edhe e heshtur. Vendndodhja: katedralja ortodokse në Korçe, ditën e diel, data 08-08-2021, ora 11:00”.-thuhet në njoftim.
Bashkia e Korçës ka thënë se nuk do të anulojnë ftesën ndaj këngëtarit serb, ndërkohë shumë këngëtarë po bëjnë thirrje për ta anuluar ardhjene Bregoviqit, teksa Capital T e Dafina Zeqiri tashmë kanë anuluar prezencen e tyre në këtë festë. Edhe një peticion kund
Diskutime rreth kësaj post