Pas protestave të tyre përpara institucionit në lidhje me “dosjen 5D”, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet nesër për të diskutuar kërkesat e këshilltarëve të opozitës. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet nesër në orën 17:00. Gjithashtu është bërë me dije se pas mbledhjes do të ketë një prononcim për mediat.
Opozita ka kërkuar ngritjen e Komisionit të Brendshëm Financiar, që funksionon për një periudhë 4-vjeçare dhe ka në përbërje të saj përfaqësues të mazhorancës dhe të opozitës. Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti gjatë ditës së sotme tha se Komisioni i Brendshëm Financiar ka për detyrë kontrollin mbi të ardhurat dhe shpenzimet e kryera nga bashkia, në përputhje me buxhetet e miratuara vjetore. Ai më tej theksoi se nuk ka ndonjë arsye për të mos e ngritur këtë Komision, pasi është një detyrim i rregullores së brendshme të funksionimit të Këshillit Bashkiak.
Diskutime rreth kësaj post