Analisti Ilir Demaliaj teksa fliste për protestën që do të mbahet në Tiranë ditën e nesërme (7 korrik) u shpreh se shqiptarët nuk do të protestojnë.
Demaliaj tha se shqiptarët jetojnë me sindromën e së shkuarës. Ai u shpreh se kjo opozitë e cila është pjesë e kësaj loje politike 30 vjeçare që vetëm bëjnë rrotacion por rrota nuk ndryshon, rrotat vijnë vërdallë, nuk kanë si ta ndryshojnë situatën.
“Shqiptarët kanë 1 mijë arsye për të protestuar. Protestat janë gjëja më normale në një vend demokratik. Shqiptarët nuk do të protestojnë. Kjo opozitë e cila është pjesë e kësaj loje politike 30 vjeçare që vetëm bëjnë rrotacion por rrota nuk ndryshon. Po këto rrota janë vërdallë, rrota Berisha, rrota Rama, rrota Meta, rrota Monika, gjithë rrotat vijnë vërdallë dhe nuk kanë si ta ndryshojnë këto. Një njeri me integritet dhe me respekt për veten e vet nuk ka pse të dali. Ka 1 mijë arsye për të dalë në protesta por jo me Berishën.”-tha ai.
“Ne jetojmë në sindromën e të shkuarës. Fakti që ne sillemi e përshtillemi, ka 30 vjet, që ka qenë pjesë e regjimit të nomenklaturës së kaluar si sekretar partie, vjen dhe bën gjithë këto katastrofa për të na dhënë katastrofën e re Rama, se Rama mbi llumin e këtij e ngriti llumin. Llumi vetëm vazhdon ngrihet. Më mirë dal vetëm dhe shëtis me pankartë rrugëve gjithë ditën sesa të shkoj pas Berishës për ti shërbyer Berishës, për problemet e tij”, tha Demaliaj.
Diskutime rreth kësaj post