Politologu Ardi Nurellari thotë se protestat e organizuara para ambasadës serbe në Tiranë dhe Shkup, janë një skear kryeministrit të Kosovës Albin Kurti i cili me turp dhe i gjunjëzuar, sipas tij po përpiqet të fshehë dhe maskojë zmbrapsjen e tij të tretë.
Për Nurellarin është e pakuptueshme sesi aktivistët e Partisë Demokratike, të cilët i janë bashkuar protestës sot, instrumentalizohen nga Lëvizja Vetëvendosje duke shkuar në këtë protestë për heqjen e barrikadave, ndërkohë që vendimi për heqjen e tyre është marrë që ditën e djeshme.
Komenti i plotë i Nurellarit:
“Është e kuptueshme që Kurti i gjunjëzuar me turp të përpiqet të fshejë e maskojë zmbrapsjen e tij të tretë radhazi brenda pak javësh (pas targave e anullimit të zgjedhjeve) por e pakuptueshme është përse aktivistët e PD-së bien pre e këtij skenari. Pra përse kanë pranuar të instrumentalizohen nga LVV-ja duke shkuar në një protestë sot për heqjen e barrikadave ndërkohë që largimi i barrikadave është shpallur që dje.
Mua nuk më çudit aq shumë aleanca e panatyrshme e konservatorizmit të PD-së me radikalizmin neomarksist të LVV-së, por fakti që lajmet e Kosovës mbërrijnë me vonesë në Tiranë. Tashmë që dje është shpallur nga deklarata e përbashkët e BE-së dhe SHBA-sē se ata kanë ndërmjetësuar një marrëveshje mes Vuqiqit dhe Kurtit sipas të cilës Kurti ështē zmbrapsur sërish dhe ka dhënë garanci për të amnestuar serbët e veriut për trazirat e bëra në këmbim të heqjes së barrikadave. Vuçiqi e ka paralajmëruar tashmë heqjen e barrikadave dhe ka që dje në Rashkë që po diskuton modalitetet me serbët e Kosovës.
Barrikadat u vendosën si reagim i serbëve pasi policor serb, Dejan Pantiq, i cili u arrestua më 10 dhjetor në pikëkalimin kufitar të Jarinjës në veri të Kosovës. Ky zyrtar tashmë është liruar që dje por Kurti po përpiqet që ta fshehë zbythjen e radhës, për të cilën është marrë vesh fshehurazi, duke bërë protesta në Tiranë e Shkup (19 ditë pasi janë vendosur) në mënyrë që të pretendojë se barrikadat po ikin prej presionit e jo prej amnestisë e konçesioneve që ai ka bërë fshehurazi.”-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post