Gazetari Erl Murati ka folur ditën e sotme në një emision televiziv për protestën e organizuar për ditën e sotme në orën 18:00 për rritjen e çmimeve, ku e ka quajtur si të nevojshme. Ai ka deklaruar se çdo kush ka të drejtë të ngrejë zërin përballë institucioneve nëse ka pakënaqësi.
Ai ka shtuar se arsyet të cilat ndikojnë në suksesin e një proteste, janë realizueshmëria e kërkesave dhe masiviteti i saj.
“Mbajtja e një proteste nuk duhet të ketë kundërshtime nga partitë politike se jetojmë në një vend të lirë dhe kushdo që ngre zërin mund ta bëjë duke dalë para institucioneve. Teorikisht nuk ka përse të ketë aludime dhe prapaskena.
Edhe jashtë një grup i vogël 5-10 vetë nëse kanë një kauzë mund të ngrenë zërin. Protesta e sotme bëhet për arsye të rritjes së çmimeve, situatës së vështire ekonomike dhe sociale, kushdo që mendon se kjo protestë duhet paragjykuar, ka të gjithë të drejtës të organizojë vetë një protestë.
Edhe nëse opozita i bashkohet protestës kjo është normale. Unë mendoj që çdo protestë është në vetvete pak politike. Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Basha dhe Berisha kanë folur në mënyrë të vazhdueshme për protesta që nuk janë organizuar.
Nuk di nëse vjen nga pa fuqia e opozitës apo strategji e saj për të mos zhvendosur debatin politik në rrugë.
Nuk është e thënë që protesta të izolohet vetëm tek organizatorët apo mbështetësit, por kushdo e ndjen mund të bëhet pjesë e protestës.
Nuk ka një recetë për të bërë të suksesshme një portestë, kemi pasur protesta të karaktereve të ndryshme në këtë vend, dhe nuk ka një udhërrëfyes se si ta bësh të suksesshëm.
Suksesi është i varur nga disa arsye:
Së pari, nga sa të realizueshme janë apriori realizimi i protestës dhe së dyti, nga
masiviteti dhe forca që ushtron në protestë, presioni që mund të arrish ti bësh qeverisë.
Nga një protestë është arritur edhe krijimi i bordit, por diçka nuk është bërë mirë dhe njerëzit nuk janë të kënaqur. Qeveria e ka gati alibinë dhe të thotë jemi pjesë e një krize referuar luftës në Ukrainë dhe pasojave të saj.
Protesta nuk është mjeti final për të ndryshuar. Protesta nuk mund ta zëvendësojë kurrë votën. Ndryshimi vjen nga zgjedhjet nga vota.
Protesta është më tepër reagim që bëhet për momentin.
Ajo që dua të them është që nëse do të ketë reagim masiv popullor edhe qeveria dhe bordi do të mendohet dy herë për të ngritur çmimet apo për të marrë vendime të tjera. Apriori protesta është e mirëpritur por ngelet për tu parë rezultati.
Ndryshimi i plotë vjen vetëm nga vota dhe ndryshimi i pushtetit.
Në lidhje me Konferencën kombëtare të antikorrupsionit, mund të them se ajo mbart disa paradokse, jemi pjesë e NATO dhe aspirantë për BE, ndërsa qeveria organizon konferencë dhe shpalos arritjet e saj në luftën kundër korrupsionit.
Korrupsioni nuk luftohet me konferenca show.
Një konferencë e tillë organizohet nga qeveria kur duhet të jetë prokuroria dhe gjykata që e lufton korrupsionin.
Ambasadorë e përfaqësues ndërkombëtarë dëgjuam Kim që lavdëroi qeverinë kur vetëm pak javë më parë lexuam raportin e SHBA që korrupsioni është shtrirë gjerësisht në Shqipëri apo ai që vlerësoi se kemi bërë hapa pas në këtë fushë.
Konferenca është shoë dhe spektakël dhe nuk ka qëllim të luftojë korrupsionin. Qeveria sot mburret se përfaqësues të saj në burg, ndërkohë që duhet të ndodhte e kundërta. Është paradoksi i radhës, prokuroria duhej të mburrej dhe qeveria jo, sepse është ajo që i solli aty.
Është ende herët për tu mburrur për arritje në këtë fushë sepse jemi vetëm në hapat e para. Jo më kot jemi ende pa çelje negociatash dhe numri i shqiptarëve që largohet nga vendi është goxha i lartë. Ka akoma më shumë arsye pra për të protestuar siç është edhe protesta e sotme”, ka deklaruar ai.
Diskutime rreth kësaj post