Juristja Brisida Gjikondi ka deklaruar se protesta e opozitës e mbrëmjes së djeshme ishte më qesharakja. Sipas Gjikondit, protesta e opozitës krijoi vetëm zhurmë të madhe, por një numër i vogël pjesëmarrësish.
“Mu duk sikur kishte mosbindje civile ndaj Berishës nga ana e demokratëve se sa mosbindje ndaj mazhorancës.
Numri ishte i pakët, zhurma ishte shumë e madhe pavarësisht se një herë e lanë për të shtunën dhe më pas e shtynë për të hënën pikërisht se vinin studentët. Edhe kjo iu dështoi!”, u shpreh Gjikondi në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1. Ajo nënvizoi më tej se mosbindja civile ka tjetër koncept dhe mosbindje sipas saj, do të ishte nëse Berisha do të dilte nga shtëpia dhe të drejtonte protestuesit.
“Mosbindja civile do të ishte që Berisha të zbriste nga ballkoni dhe t’i bashkohej shqiptarëve. Do të tregonte kurajën dhe guximin e tij. Numri ishte i pakët. Ishte mosbindje civile ndaj vetë Berishës çka tregon që ka shpresë që të funksionojë opozita shqiptare.
I gjithë skenari që u përdor ishte jo normal, ishte vëllavrasës. Të djegësh selinë e një partie politike s’ka bërë ndonjëherë vaki por janë mësuar që i marrin selitë me dhunë se kështu bënë edhe për selinë e tyre më 8 janar para 2 viteve. Tani e bëjnë edhe me Partinë Socialiste. E rithem, pjesëmarrja ishte qesharake”, tha Gjikondi.
Diskutime rreth kësaj post