Deputetja e PS, njëherazi pedagoge, Elona Gjebrea thotë se është dakord me kërkesat e studentëve të cilët kërkojnë realizimin e 8 pikave të bëra tashmë publike, por sipas saj duhet një marrëveshje rezultative.
“Sot protesta hyn në ditën e saj të 8-të, ku studentët kërkojnë me te drejtë realizimin e 8 pikave të ngritura prej tyre. Unë dhe si pedagoge jam plotësisht dakord me studentët që këto pika të realizohen por, e rëndësishme është që të arrihet në një marrëveshje sa më rezultative.
Duhet të nisin sa më shpejtë dialogun, që këto pika të arrijnë të kenë një realizim sa më të drejtë për studentët. Në konferencën e djeshme, kryeministri i vendit, z.Edi Rama, ishte po ashtu dakord që këto pika të realizohen sa më shpejt për një sistem arsimor sa më të shëndetshëm por, në mungesë të dialogut krijohet një konfuzion i cili nuk i shërben aspak kauzës studentore.
Është mjaft e rëndësishme të krijohet një përfaqësi nga ju studentë dhe të hyni në bisedime pasi çdo proces që të jetë sa më i frytshëm dhe i shëndetshëm bazohet vetëm mbi instrumentin më demokratik në zgjidhjen e ngërçeve, që është pa dyshim: DIALOGU”, shkruan Gjebrea.
Diskutime rreth kësaj post