Numri 2 i LSI, Petrit Vasili nëpërmjet një postimi në Facebook iu ka bërë thirrje mediave dhe gazetarëve, që të bojkotojnë kryeministrin pas nismës që ky i fundit ka ndërmarrë për miratuar në Kuvend të ashtuquajturën, si paketa “anti-shipifje”.
Postimi i Petrit Vasilit:
Bejeni Black Edi Ramen, protesta fillon ketu !! Edi Rama me ERTV apo kandilin e tij me vaj kanabisi te dezinformimit po tenton te mbyte driten e madhe te informimit dhe shprehjes, qe eshte dimensioni i vetem thelbesor, qe shqiptaret fituan ne pluralizem. Edi Rama me parate e kanabisit dhe te koncesioneve ka bere gjithshka qe ta kape kete liri,ta bleje ate,ta korruptoje,ta deformoje ta ktheje ne nje antiliri dhe antivlere. Sot si dhe dje jam pa asnje medyshje ne krah te cdo reagimi qofte ky koment,diskutim,debat apo proteste.
Sot perballe jane dy pushtetete: pushteti i kapur nga kriminelet dhe trafikantet i Edi Rames nga njera ane qe mbyt cdo liri shprehjeje dhe pushteti i lirise se shprehjes nga ana tjeter. Reagimi shume i forte eshte kjo dhe vetem kjo, gjuha e komunikimit me Edi Rames, qe per kushtetute morale dhe politike ka vetem pacipesine.
Ndaj pacipesia duhet te perballet sic ajo e meriton. Ndryshe nga te tjeret media si pushtet i katert e ka nje mundesi te jashtezakonshme reagimi. Mbylljani deren Edi Rames ketij “kanibali” te se vertetes dhe te lirise se shprehjes. Bejeni Black ate. Me se fundi do te te kuptojme edhe kush e ka dimension te vertete lirine e shprehjes dhe kush e ka vetem hipokrizine e radhes.
Sot eshte dita kur gjerat ndahen. Alternativa eshte vetem nje: Ata qe duan lirine e shprehjes dhe refuzojne te pranojne te quhen qenef,hale dhe lehaqen nga Edi Rama duhet ta bejne Black ate,
ndersa ata qe bejne sikur dhe mbahen me leket e pista te Edi Rames do te gjejne 100 sebepe dhe do te vazhdojne te trasmetojne Edi Ramen bile me siglen ERTV. Une jam me te paret sot e mot.
Diskutime rreth kësaj post