Protesta e tregtarëve, Veliaj sulmon ish-shokun e tij në “MJAFT”
Tregtarët e kryeqytetit protestuan dje para godinës së Bashkisë së Tiranës kundër taksave të reja të miratuara në ditën e fundit të vitit të shkuar për hapësirën publike, të cilat ata i cilësojnë si rrënuese për biznesin.
Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ka shpjeguar se nuk bëhet fjalë për një rritje taksash për biznesin e vogël, por taksim për shfrytëzim të hapësirës publike nga njësitë tregtare.
Por Veliaj lëshoi edhe një mesazh për dy nga pjesëmarrësit kryesorë në këtë këtë protestë.
“Sapo kam komunikuar me disa prej tyre, ata që besojnë se janë tregtarë të vërtetë. Dy drejtorë të Berishës për naftën organizojnë protestën, kështu që vjen pak era naftë dhe padrejtësi. Drejtorët e naftës së Saliut kanë trokitur në derën e gabuar”, tha Veliaj.
Nëpërmjet “naftës” Veliaj i drejtohet Besjan Peshës, ish-mik i ti tek Lëvizja MJAFT.
Në fillim të vitit 2009 Besjan Pesha kaloi drejtor i Autoritetit Kombëtar të Burimeve Natyrore nën varësinë e Ministrisë së Ekonomisë.
Ndërsa personi i dytë që u sulmua nga Veliaj, ishte Panajot Soko, dhe ky ish-drejtor në Ministrinë e Financave.
Pesha dhe Soko janë në krye të lëvizjes “Thurje”, një lëvizje mjaft ironike dhe opozitare ndaj politikave të qeverisë.
Diskutime rreth kësaj post