Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar protestat e studentëve. Ai u shpreh se Rama dhe opozita u munduan ta përdornin protestën e studentëve për të destabilizuar vendin.
Sipas Ngjelës, Rama duhet t’ia pranonte kërkesat që në fillim, por kërkon destabilizim. Edhe opozita, sipas avokatit, kur nuk bëri dot asgjë, pa te studentët një mundësi për destabilizim.
“Destabilizimi për ta është mbijetesë në funksion të reformës në drejtësi. Ata mendonin se lëvizja studentore do t’i jepte mundësi për skenar destabilizues në vend, por nuk ia arritën dot. Rama po bën kthesën duke parë që Shqipëria nuk u destabilizua sepse masa kompakte nuk e la”, tha Ngjela në Top Talk.
Diskutime rreth kësaj post