Kryeministri Rama po zhvillon një takim me rektorët e Universiteteve. Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me dekanët e universiteteve, duke theksuar se një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm i protestës është korrupsioni në universitete.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Aspekti tjetër i protestës përbën shqetësimin më të madh që lidhet me frustrimin e tmerrshëm që kanë studentët për korrupsionin në universitet. E para, protesta nisi me një shkak konkret lidhur me një tarifë. Tarifa e provimeve të mbartura është një tarifë e kërkuar nga ju dhe nuk mund ta mohoni.
Mos mendoni se kam ardhur këtu për të shkarkuar përgjegjësitë e qeverisë. Në leximin tim, protesta e studentëve është një shuplakë për qeverinë, grusht për opozitën dhe shpresë për shoqërinë.
Kjo protestë lidhet në radhë të parë me ju, flas për universitetet.
Diskutime rreth kësaj post