Këtë të hënë opozita protestoi përmes marshimit në 5 institucione shtetërore, teksa momentet e para të tensionit u regjistruan në ambientet përballë parlamentit, atje ku protestuesit lëshuan një sërë tymuesesh, shashkash etj në drejtim të policisë.
Ndryshe nga herët e tjera, oficerët e policisë nuk vepruan duke hedhur gaz lotsjellës, por përkundrazi u “fshehën” pranë autobotit të ujit, i cili qëndronte në gatishmëri për të goditur protestuesit.
Pavarësisht se një incident nuk ndodhi dhe protestuesit u larguan më tutje drejt Ministrisë së Brendshme, këto janë disa nga momentet e kapura nga fotot, të sjella nga LSA, të cilat nuk u transmetuan live.
Diskutime rreth kësaj post