Vajza e vogël, e goditur dje në protestë me gaz lotsjellës, është bërë simboli i një proteste të heshtur të disa të rinjve dhe fëmijëve kundër sjelljes mizore dhe kriminale të policisë me qytetarët.
Fëmijët mbajtën kundërgaz në fytyrë gjatë marshimit në bulevardin Dëshmorët e Kombit deri tek Ministria e Brendshme.
Ndërsa vajzat e reja që i shoqëronin, kishin stampuar në bluza portretin e vajzës së goditur me gaz lotsjellës, me mbishkrimin ‘Rama si Asad. Mos i helmo fëmijët’.
Protesta e heshtur e fëmijëve u mbyll para Ministrisë së Brendshme, institucionit përgjegjës për përdorimin e lëndës helmuese kundër protestave qytetare.
Fëmijët lanë aty kundragazët për t’i treguar qeverisë se në një vend normal protestuesit paqësorë, gratë dhe fëmijët nuk sulmohen me helme kimike.
Diskutime rreth kësaj post