Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka qenë i ftuar në një emision televiziv për të komentuar tubimin e djeshëm të opozitës para Kryeministrisë, teksa u shpreh se në këtë protestë mungonte nervi i motivimit.
Murrizi ndër të tjera theksoi se lideri i opozitës Sali Berisha duhej të fliste para dhe jo në fund të protestës kur shumë nga të pranishmit u larguan. Ai tha se Berisha duhet të ndryshojë sjellje me ata që ka përreth, të cilët i paraqet si lidera, si dhe duhet një motivim më i madh për atë që opozita do të bëjë.
Myslim Murrizi: Nuk them që ka qenë protesta më e madhe, por parë në kushtet që bëhet dhe në kohën që jemi, pra këto dy muaj jemi në atë kohë ku edhe ai që ka një rrogë shtetërore ka kursyer për ndonjë pushim, por për mua mungonte edhe nervi i motivimit. Duhet të ndryshojë sjellja më së pari, Sali Berisha me ata që ka rreth tij dhe ata që u paraqet opozitarëve si lider. Duhet një motivim më i madh se çfarë do të bëjmë. Është një tubim paraelektoral për mua nuk është protestë sa kohë që vihet baner, foni e shkallë. Më politiku në këtë është Sali Berisha. Ai duhej të fliste kur kishte njerëz, sa u hap mitingu. Nuk kam asgjë me ata që folën, sepse unë pjesën dërmuese nuk e njoh.
Gjithashtu ish-deputeti Murrizi u shpreh se ajo se çfarë duhet të bëjë Partia Demokratike që të dalë fituese nga zgjedhjet është që të këmbëngulë për lista të hapura dhe të kërkojë me ngulm votën e emigrantëve si një e drejtë Kushtetuese e mohuar.
Diskutime rreth kësaj post