Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi tha protesta e thirrur në 7 korrik nga Sali Berisha, nuk ishte vetëm një protestë politike, por dhe e shoqërisë civile.
“Protesta risitë e saj i kishte që në gjenezë, iniciativa ishte nga shoqëria civile. Një protestë politike së bashku me shpesërinë civile, për të gjitha problematikat. Kjo ishte risia e parë. Tjetra ishte fakti që patëm shumë qytetarë të Tiranës që erdhën. Risia tjetër ishte mënyra ishte se si u formua që nuk ka qenë e barabartë si me protestat e tjera. Risia tjetër ishte te fjalët e shoqërisë civile. Kishin spontanitet. Ishte një pjesëmarrje aktive. Dje është afirmuar që qytetarët kanë shpirt proteste. Kjo tregon që ka opozitë. Protesta nuk ishte vetëm politike , por dhe qytetare me një pjesëmarrje aktive.”, u shpreh Boçi.
Boçi u shpreh gjithashtu se fakti që ishin pjesëmarrës dhe disa deputetë që më herët kanë qenë kritik dhe hezitonin të bashkoheshin tregon që bashkimi është në rrugën e duhur.
“Kam mbrojtur idenë që bashkimi nuk është një jap por proces, një proces që do të konkuludohet. Fakti i pjesëmarrjes i bashkimit të qëndrimit, madje dhe të deputetëve që janë hezituar tregon që bashkimi është në rrugën e mbarë. Baza tregoi që është e bashkuar. Vala e bashkimit do të bashkojë dhe këta politikanë që kanë hezitime”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post