Nga Anri Bala
E pritshme dhe aspak e habitshme ishte refuzimi i kryetarit të opozitës Lulzim Basha, i cili u zbyth pa një pa dy, jashtë nga protesta legjitime e banorëve të Zharrëzës, në derën e Ministrisë së Energjitikës.
Banorët e Zharrëzës të cilët marshojnë ditë-natë, pa muzikën tallava, pa pica për të ngrënë dhe pa birra për të pirë, e kanë një ide se çfarë kërkojnë dhe e kanë një qëllim për ta marrë atë. Në fytyrën e tyre nuk sheh as buzëqeshje, as ngërdheshje, as kërcitje gishtash për për të ndjekur ritmet e muzikës së ahengut të “krimit”… Banorët e Zharrëzës nuk i fton dot të luajnë letra se ta kthejn me shuplakë mbrapsht, ata s’kanë kohë të luajnë shah, as të dëgjojnë mashtrimet e tua.
Por kllouni i PD, që nuk ka as ide, e as qëllim për të protestuar vetëm se për t’i shpëtuar burgut, çuditërisht doli nga çadra e tij e “frikës” dhe me paftyrësinë më të madhe tentoi t’i rrëmbejë kauzën banorëve të ardhur prej së largu. Tentoi ti ndalte hapin, tentoi t’ia thante djersën e trupit, tentojë t’ia rrëmbente mundin, ai që deri dje i dërgoi në buzë të greminës, e më pas i vuri shkelmin, sot tentoi t’i kërkonte ndjesë dhe ta pranojnë si të tijin.
Kllouni i PD e di fare mirë se “Çadra e Zharrëzës” eklipson padyshim protestën e tij në “Çadrën e krimit”, “Çadrën e frikës” apo “Çadrën e zullumqarëve”, quajeni si të doni… ndaj i tmerruar vrapoi t’i kërkoi bashkim. Por banorët e çadrës “ngjitur” kërkojnë drejtësi për dëmet që u janë shkaktuar, kërkojnë drejtësi për padrejtësinë që u është bërë, kërkojnë drejtësi që të jetojnë njësojë si gjithë qytetarët e këtij vendi, me gjithë të mirat e të këqijat që ka… të lirë e me të drejta të barabarta. Kërkojnë drejtësi kundër padrejtësisë, që u është bërë nga partia e Kllounit të PD-ës, më saktë “firma” që i’u dha nga qeveria e liderit të tij shpirtëror Sali Berisha.
Banorët e Zharrëzës nuk kërkojnë ti fshihen drejtësisë siç kërkon kllouni i PD, të cilës i struket nga frika në çadrën e tij! Ata nuk i frikësohen drejtësisë, pasi nuk ndjehen të kërcënuar prej saj si lideri i opozitës. Çadra “ngjitur” është protestë e vërtetë dhe e drejtë qytetare, e cila duartrokitet nga të gjithë. E padyshim ndryshe nga “Çadra e Krimit”, unë kam bindjen se do të dëgjohen dhe nga ata që kanë në dorë t’i japin fund vuajtjeve të tyre.
Qytetarët e Zharrëzës marshuan ditë-natë për gati 120 kilometra rrugë, por kauza e tyre i bënë mos t’i dridhet zëri teksa zbythnin Kllounin e PD me britmat: Ik… Ik… Ik…! Por të tundin tokën ku shkeli, teksa i kërkuan: Drejtësi… për vete, për ne, për të gjithë!
Diskutime rreth kësaj post