Protesta e 7 korrikut bashkon Partinë Demokratike. Sot Partia Demokratike ka ndarë grupet e punës për organizimin e protestës së 7 korrikut të thirrur nga opozita.
Zëdhënësja e PD Floriana Garo deklaroi sot se Kryesia e Partisë Demokratike ka hartuar dje platformën organizative për protestën e 7 korrikut. Gjithashtu është bërë miratimi i grupeve të punës, në nivel qarku dhe dege, pas propozimeve të ardhura dhe të diskutuara në mbledhje.
Lista e grupeve të punës vijon si më poshtë, duke filluar me degët e qarkut Tiranë dhe pastaj 11 qarqet e tjera të vendit. Ndër emrat e aktivizuar vihen re dhe deputetët Jorida Tabaku, Oriola Pampuri, Lindita Metaliaj, Lefter Gështenja, Dashnor Sula etj.
Po kështu Edi Paloka është vendosur në degën 1, Aldo Bumçi etj. Glauk Olldashi, Fatbardh Kadilli, Flamur Noka, Albana Vokshi janë të vendosur në degët e tjera.
Diskutime rreth kësaj post