Ish kryeministri Sali Berisha, këtë të shtunë në ditën e Referendumit të thirrur prej tij për shkarkimin e kreut të PD-së Basha, ka komentuar dhe p**rotestën e thirrur të hënën e 20 dhjetorit.
Berisha në fjalën e tij, është shprehur se protesta e të hënës është një p*rotestë e thirrur me urgjencë në mbrojtje të interesit kombëtar pas lajmit për ardhjen e presidentit Aleksandër Vuçiç në Tiranë.
Sipas tij, demokratët do të jenë pjesë e kësaj proteste në orën 16:00, ndërsa sa i përket pjesëmarrjes së shqiptarëve nga Kosova është shprehur se çdo shqiptar e di vetë rolin e vet.
“Ditën e Hënë në orën 16:00 të gjithë demokratët në protestën e madhe në mbrojtje të interesit kombëtar dhe kundër vjedhjes së tmerrshme të 430 milionë eurove që kreu i Meduzës kërkon që ti fsheh. Po i mbledh në cilësinë e sovranit, kuvendi është autoriteti më i lartë i PD-së që urdhëroi dhe thirrjen e referendumit. Sot keni një anti-Kuvend ose një takim të shoqatës Brava-Bardhi. Shqiptarët e dinë vetë rolin e tyre unë kisha paralajmëruar se Ballkani i Hapur nuk mund të kalojë kundër interesave jetike të shqiptarëve si aleancë anti shqiptare”, ka thënë Berisha.
Diskutime rreth kësaj post