Kreu i PD, Lulzim Basha mbledh sot grupin parlamentar në orën 19:00.
Mbledhja e grupit do të bëhet nga lideri i PD për të informuar deputetët për takimet që zhvilloi në SHBA dhe në Bruksel, ndërsa do të diskutohet edhe për strategjinë për protestën që kanë nisur prej më shumë se një muaji para Kryeministrisë.
Referuar aktualitetit politik, pjesë e diskutimit pritet që të jetë edhe procesi i zgjedhjeve në Kavajë, ku e majta thuajse ka zyrtarizuar kandidaturën, ndërsa opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë, madje nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve.
Diskutime rreth kësaj post