Analisti Artur Zheji u shpreh sot në emisionin ‘Pikami mbi i’ se në PD ka nisur tashmë beteja mes kryetarit aktual Lulzim Basha dhe ish kryeministri Berisha. Ndër të tjera Zheji komentoi edhe ftesën e Berishës për debat me Ramën, për të cilën tha se është në shërbim të këtij të fundit.
Komenti i Zhejit:
“Ajo që më goditi ishte ftesa që i bëri Ramës për debat televiziv dhe uria e tij politike për protagonizëm politik ishte i niveleve më të larta. Ndoshta ka edhe bindjen që një debat me Ramën do e vendoste atë kryetar të PD. Nëse Rama ia pranon këtë debat mund të them që ai është afër realizimit të një çudie të madhe që ka sensin e një protagonizmi të suksesshëm në përputhje me pritshmëritë.
A e çon kjo deri në fund çarjen e PD sigurisht që po, por e ka çuar z. Basha në një krijesë politike të pakuptueshme. Ku e gjen atë gjakftohtësi të mos ketë një replikë të fortë. E ka lënë procesin asimetrik. Basha ka kohë duke nisur nga sot, nëse kalon edhe në këtë pikë, kthehet te moskthimi. Ka nisur beteja mes palëve, shihen përçapje të egra drejt përplasjes reale, që do ketë pasoja padiskutim”, tha Zheji.
Diskutime rreth kësaj post