Dy vjet më parë presidenti Ilir Meta refuzoi emërimin e kandidaturës së Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm, ndërsa polemika të shumta shoqëruan dhe dekretimin e zotit Lleshaj.
Por çfarë pritet të ndodhë me emrin e propozuar nga kryeministri Rama, të Bledi Çuçit.
Meta gjatë konferencës për shtyp me Vjosa Osmanin, teksa u pyet për lëvizjen e Ramës u shpreh se nuk përgjigjet ende pasi si president duhet të njihet me propozimet zyrtare.
PJESË NGA BISEDA:
PYETJE: Keni një koment për propozimin e Çuçit si ministër të Brendshëm?
Ilir Meta: Nuk përgjigjem për temat e brendshme. Si president duhet të njihem me propozimet zyrtare dhe përgjigjja do të jetë më e shpejta e mundshme.
Diskutime rreth kësaj post