Ndodh dhe që një ministre Buqësie me vizion të hedhë në eter propozime të çuditshme, të cilat nuk kuptohen nga një pjesë e popullsisë që nuk ka të bëjë me profesionin e çobanit.
Akademitë e Çobenjve paskan qenë themeluar në Spanjë, në Angli dhe në Indi shekuj më parë, dhe prej saj kanë dalë personalitete që kanë drejtuar shtete.
Doravetë KM ynë e deklaroi që ka shembuj të tillë nëpër botë, ka akademi barinjsh me programe akademike të cilat të mësojnë komunikimin me delen, dhinë, qentë pastorë dhe përpos këtyre shndërrohen në profesionistë të qethjes së leshit.
Sot ministrja avancoi më shumë në projektet e saj për blegtorinë, duke hedhur një tjetër iniciativë të guximshme, investimin me panele diellore në stanet e barinjve. E keqkuptuam, po në fakt zonja Krifca është në avangardë në raport me shoqërinë shqiptare. Ajo nuk e suporton dot mungesën e energjisë për çobenjtë.
Ministrja ka plane të tjera për ta. Do vendosë fibrën optike stan më stan, në mënyrë që një pjesë e atyre që e kanë të pamundur të jenë prezentë në akademi të marrin mësimin online direkt nga stani. Një projekt i guximshëm është edhe vendosja e antenave satelitore së pashku me panelet diellore, të cilat do i sjellin valët televizive direkt te stani, nga ku çobenjtë e lodhur do të ndjekin programet e Përputhen apo Big Brother.
Këto projekte ministrja Krifca i ka planifikuar ti financojë nga fondet e AZHBR nën kujdesin e OLAF.
Diskutime rreth kësaj post