Kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me propozimin e qeverisë për portin e Durrësit për të cilin grupi ka votuar kundër.
Alibeaj listoi më tej argumentat kundër ligjit ndër të cilat përmendi që ligji dhuron thuajse 1 milionë metër katrorë të portit pa asnjë garë apo procedurë transparente dhe se u kërkua të kalohet me shpejtësi rrufe në Kuvend, ndërkohë që negociatat dhe transparenca e vetme kanë qenë darkat e Ramës dhe qeveritarëve të tij në restorantin e Nusretit.
Postimi i plotë:
“Grupi parlamentar i PD-së votoi sot KUNDËR ligjit të propozuar nga qeveria për portin e Durrësit. Argumentat tona kundër këtij ligji janë:
1- Ky ligj dhuron pothuaj 1 milion m2 të portit të Durrësit, pasuri e shqiptarëve, pa asnjë garë apo procedurë transparente.
2- Ky ligj u kërkua të kalohet me shpejtësi rrufe në Kuvend, ndërkohë që negociatat dhe transparenca e vetme kanë qenë darkat e Ramës dhe qeveritarëve të tij në restorantin e Nusretit.
3- Ligji i sotëm i prezantuar në mënyrë aspak transparente dhe profesionale, vetëm me 5 nene, ndërkohë që bëhet fjalë për një nga pasuritë më të mëdha të shqiptarëve; fsheh marrëveshjen, kushtet, financimin dhe përfitimin.
4- Ky është një ligj ku parlamentit i kërkohet të jetë thjesht noter i verbër i një qeverie që ka një rekord aferash korruptive, si teatri, ligji tvsh-së, aeroporti i Vlorës, rruga Milot – Balldren, llotaria kombëtare, ligji i mediave, ligji për koncesionet dhe PPP etj.”, ka shkruar ai.
Diskutime rreth kësaj post