Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se Serbia nuk është e interesuar që të njohë pavarësinë e Kosovës.
Vuçiç ka bërë të ditur se rekomandimet e Parlamentit Evropian për Serbinë kërkonin gjithashtu një njohje reciproke me Kosovën, por kjo sipas tij është mbajtur e fshehur nga publiku.
Kreu i shtetit serb foli edhe për sanksionet ndaj Rusisë. Ai shtoi se është në gjendje që ti marrë vetë vendimet e tij dhe e di se çfarë nevojash ka vendi duke ditur varësinë e Serbisë ndaj gazit rus.
“Nuk ka të bëjë vetëm me sanksionet. E di që ka një pjesë të publikut që do të donte të disiplinonte presidentin dhe qeverinë dhe të na shpjegonte se ne duhet të vendosim urgjentisht sanksionet sepse është në interesin më të mirë të vendit tonë. Ndërsa çdo gjë tjetër është një politikë e keqe për Serbinë që do të na lërë pa rrugën drejt BE-së. Por ata e anashkaluan pjesën që thoshte se ne duhet ta njohim Kosovën si të pavarur, ndaj po kërkoj të gjithë ata njerëz që duan të flasin me ne për qëllimet e mira të dikujt. pse po e fshehin këtë. Një pjesë e opinionit politik dhe mediatik po e fsheh këtë nga publiku sepse në të kundërtën do të ishte e qartë se çfarë i dëshironin realisht Serbisë eurodeputetët e tillë dhe do të kuptohej më mirë qëndrimi i Serbisë dhe lidershipit të saj shtetëror. Prandaj duhet të të jetë i fshehur”, tha Vuçiç.
Kujtojmë se ditën e djeshme Parlamenti Europian miratoi rezolutën për integrimin në BE dhe tha se përsa i takon Serbisë, procesi i saj duhet të kushtëzohet në mënyrë që ajo të ndjekë politikat e njëjta me unionin, domethënë të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
Diskutime rreth kësaj post