Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras gjatë një samiti mes 4 shteteve Greqi-Bullgari-Serbi-Rumani, është shprehur se kishte marrë informacion lidhur me pronat e minoritetit grek në Himarë, të cilat nuk i kanë pëlqyer.
Por ai ka shtuar se nuk e di akoma nëse këto informacione janë të vërteta dhe se duhen verifikuar.
“Kohët e fundit po shikojmë zhvillime që nuk na pëlqejnë. Sot mësova që ka pasur një zhvillim negativ në lidhje me minoritetin grek. Nëse është e vërtetë, do të jetë një zhvillim shumë negativ.
Një çështje që fatkeqësisht neve nuk na jep optimizëm drejt perspektivës evropiane të atij vendi që përballet me sfida të konsiderueshme.
Nëse informacioni që kemi është i vlefshëm, nuk ekzistojnë parakushte për të ecur në këtë drejtim. Shpresoj të jem i gabuar. Sepse dëshira e të gjithëve është që hapat e vendeve të Ballkanit drejt perspektivës evropiane të bëhen realitet.
Por, ne çdo shtet e shikojmë veç e veç”, u shpreh Alexis Tsipras, sipas gazetës greke, To Vima. /albeu
Diskutime rreth kësaj post