Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një pushuesi në plazhin e Velipojës. Ai ka ardhur nga Kosova për të kaluar një javë në plazhin e Velipojës. Shtetasi kosovar ka prenotuar në një prej hoteleve atje për të qëndruar 7 ditë. Në ditën e 5-të papritur mes pronarit të hotelit dhe pushuesit nga Kosova ka ndodhur një incident që nuk pritej. Pronari i ka kërkuar pushuesit që të dalë jashtë për shkak se një tjetër familje i kishte kërkuar një hyrje për 15 ditë. Pronari i hotelit i është drejtuar kosovarit duke i thënë se duhet ta lëshojë dhomën për të cilën kishte parapaguar për një javë që në fillim sepse nuk ka se si çon dëm dy ditë për 15 të tjera.
Fillimisht kosovari nuk ka pranuar por më pas është detyruar pasi ka marrë edhe një kërcënim nga ana e pronarit. Pas kësaj ngjarje shtetasi kosovar tregon se ai asnjëherë më nuk do të vijë në plazhin e Velipojës dhe se do të flasë negativisht kudo që të mundet, madje edhe në bloget ndërkombëtare që kanë një rëndësi të madhe për turistët e huaj. Kosovari është i bindur për ta treguar kudo historinë e tij ndërsa është larguar tejet i zhgënjyer.
“Unë kam prej disa vitesh që kam bërë plazhin në Velipojë. E kam preferuar si vend për shumë arsye. Një prej tyre përveçse është një plazh i mirë ka të bëjë edhe me lidhjen e fortë që ne kemi kryesisht me Shkodrën por edhe Shqipërinë. Janë disa arsye që më kanë shtyrë. Këtë vit më ka ndodhur një ngjarje e cila më ka larguar çdo përshtypje që kam patur. Çdo vit e më shumë kam parë se çfarë i ndodh kosovarëve në Velipojë megjithatë un kam vijuar të vij. Kësaj here ashtu si shumë të tjerë as unë nuk do të shkoj kurrë më në Velipojë.
Kisha zënë hotelin për një javë. Kam paguar edhe eurot. Dy ditë pa kryer plazhin më vjen pronari dhe më thotë se duhet ta lëshoj dhomën sepse një tjetër familje kishte ardhur për të qëndruar për 15 ditë. Ai më tha se nuk ka se si djeg dy ditë për 15 të tjera dhe se duhej t’ia liroja. Fillimisht nuk desha por më pas më kërcënoi dhe familje ime nuk donte probleme. Jam detyruar që ta liroj dhomën dhe ta largohem. Po ju them se nuk do të vij kurrë më të bëj plazh në Shqipëri. Ka vende tjera sa të duash por kemi ardhur në Velipojë sepse na lidhin shumë gjëra. Unë do ta tregoj këtë histori jo vetëm në Kosovë por edhe në çdo blog që ta shohin edhe turistët e huaj. Është e tmerrshme çfarë më kanë bërë. Ato dy ditë i kalova më pas në Malin e Zi. Një ndryshim thelbësor. Më duket Mali i Zi si të jetë vendi im dhe Shqipëria si të jetë vend i huaj. Turp të kenë ata që bëjnë kështu”.
Diskutime rreth kësaj post