Anjeza Shabani u filmua duke dhunuar në mënyrë barbare një fëmijë në kopshtin që drejtonte, por ajo mund të lirohet pas 6 muajsh paraburgim.
Ish-gazetarja që administronte një kopësht u filmua duke rrahur një fëmijë, dhe më vonë u zbulua se kishte dhunuar edhe të tjerë.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 4 vite e 6 muaj burg për të, por duke qenë se ka pranuar fajin ajo përfiton gjykim të shkurtuar duke iu ulur dënimi nga 4,5 vjet në 3 vjet.
Megjithatë avokati mbrojtës ka deklaruar se Shabani ka shfaqur shenja pendese dhe kërkon dënim 1 vit burg.
Duke qenë se Shabani prej 6 muajsh është në paraburgim dhe llogaritet dyfish, nëse pranohet kërkesa e avokatit ajo mund të dalë menjëherë nga burgu.
Vendimi që pritej të jepej sot u shty teksa Shabani nuk ishte e pranishme në gjykatë.
Diskutime rreth kësaj post