Ervin Mata vetëm dy ditë nga dorëzimi i tij në policinë e Tiranës, mësohet se është lënë i lirë nga gjykata.
Edhe pse prokuroria ka kërkuar arrest me burg, gjykata ka dhënë vetëm detyrim paraqitjeje për biznesmenin Mata.
Kujtojmë se Ervin Mata ishte shpallur në kërkim që prej muajit Tetor, ku në zonën e ish-bllokut pati një përplasje me armë ku mbeti i vrarë një përson dhe u plagosën dy të tjerë.
Tashmë për ngjarjen dhe vrasjen e ndodhur i dyshuar kryesor mbetet komandoja Mervjol Bilo, kushëriri i këngëtares Elvana Gjata.
Po ashtu ende në kërkim është dhe Eldi Dizdari, ndërsa në burg vijon të jetë biznesmeni ErvVis Martinaj. /albeu
Diskutime rreth kësaj post