Pikë e bujshme kthese në gjyqin e Neymar, i akuzuar për mashtrim dhe korrupsion së bashku me tetë persona të tjerë, përfshirë edhe babain e tij.
Prokuroria Publike e Barcelonës tërhoqi sot të gjitha akuzat ndaj sulmuesit brazilian në gjyqin e hapur në mes të tetorit për parregullsitë e supozuara të kryera në transferimin e tij nga Santos te Barcelona në vitin 2013.
Prokuroria tërhoqi edhe akuzat ndaj të pandehurve të tjerë. Më parë, prokuroria kërkoi dy vjet burg dhe 10 milionë euro gjobë për Neymar, por gjykata e rrëzoi këtë kërkesë.
Diskutime rreth kësaj post