Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për të dëshmuar për dosjen e ‘Habilajve’. Ftesa është dërguar nga prokuroria pas kontrollit të banesës së Saimir Tahirit ditën e djeshme. Në dokumentin e firmosur nga Drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj që mban datën 26 Tetor nuk përcaktohet kur do të pyetet ish-ministri, ndërkohë që një gjë e tillë pritet që të ndodhë në ditët në vijim.
Pak ditë më parë ka qenë vetë ish-ministri që ka kërkuar nga prokuroria përmes një shkrese që të pyetet për akuzat që ka ngritur ndaj tij. Saimir Tahiri akuzohet nga prokuroria për lidhje me Habilajt, por kërkesa e këtij institucioni për Kuvendin për autorizim u rrëzua duke vendosur hetim në gjendje të lirë për ish-ministrin.
Nje tjeter detaj me rendesi eshte qe makina me AA 003 GB është c’regjistruar nga sistemi i targave. Makina tip ‘Audi’ fillimisht ka qene ne pronesi te ish-ministrit, por ky i fundit e shiti me pas te Habilajt. Makina deri ne 11.6 2015 ka qene ne pronesi te Tahirit. Dosja e Habilajve po hetohet nga një grup prej 6 prokurorësh të Krimet e Rënda, ndërsa drejtohet nga titullari i këtij Institucioni Hajdarmataj.
Akuzat për Saimir Tahirin
Deputeti Saimir Tahiri akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, akuzë për të cilën Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e tij. Kërkesa e Krimeve të Rënda erdhi menjëherë pas publikimit të përgjimeve të një bande droge nga autoritetet italiane, ku përmendej dhe emri i ish-ministrit Saimir Tahiri si i implikuar.
Banda e drogës Habilaj, për të cilën drejtësia italiane kishte hetuar prej kohësh, drejtohej nga shtetasi shqiptar, Moisi Habilaj, i cili është kushëri i Tahirit. Italianët shkatërruan bandën e organizuar kriminale të përbërë nga shumë persona, ku përveç Moisi Habilajt u arrestuan dhe disa shqiptarë të tjerë, si pjesë e këtij aktiviteti kriminal.
Diskutime rreth kësaj post