Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet për tragjedinë në Himarë një vit më parë, ku ish-polici përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia.
Ish-polici Arjan Tase është marrë i pandehur, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të “Vrasje me dashje” në mënyrë indirekte parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
Nga hetimet ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit nga ana e drejtuesit të mjetit lundrues shtetasit Arjan Tase, të zonës së përcaktuar (kufizuar) për notarë si dhe manovrës së gabuar në drejtimin e mjetit.
Prokuroria bën me dije gjithashtu se çon për gjykim edhe tetë zyrtarë të policisë kufitare të bashkisë Himarë me akuzat për shpërdorim detyre.
Si ndodhi tragjedia?
Në plazhin e Potamit, Arjan Tase, duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, ka goditur vajzën e mitur e cila po lahej në bregdet. Vogëlushja, për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë menjëherë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para syve të qindar pushuesve, të cilët janë tronditur nga ajo që kanë parë.
Familja e viktimës, me mbiemër Avdia, kishte nga ardhur nga Anglia për të kaluar pushimet në Shqipëri, ndërsa me origjinë ishte nga Tropoja. Pushuesit, të cilët knë qenë dëshmitarë okularë të ngjarjes, u shprehën se mjeti është afruar në breg dhe ka bërë një manovër kthimi indietro dhe në këtë moment helika ka goditur fëmijën, ndërsa drejtuesi nuk ka qenë aspak i vëmendshëm për të shmangur atë.
Njoftimi
Prokuroria Vlorës ka përfunduar hetimet për ngjarjen tragjike në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Joanda Avdiaj, teksa po notonte në plazhin e Potamit.
Sipas prokurorisë, nën hetim për këtë ngjarje janë nëntë persona, të cilët akuzohen si persona përgjegjës për krimin e rëndë.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr.918/2022 aktet e të cilit bëjnë fjalë për veprën penale të “Vrasje me dashje” dhe “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 76 dhe 248 i Kodit Penal.
Fakti penal i referohet ngjarjes së datës 02.08.2022, të ndodhur në zonën e Potam, Himarë, ku ka gjetur vdekjen e mitura Jonada Avdia, si pasojë e përplasjes nga mjeti lundrues ujor MERCURI, NENA 154, në drejtimin e të cilit ka qenë shtetasi Arjan Tase.
Nga hetimet ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit nga ana e drejtuesit të mjetit lundrues shtetasit Arjan Tase, të zonës së përcaktuar (kufizuar) për notarë si dhe manovrës së gabuar në drejtimin e mjetit.
Hetimet janë përqendruar në institucionet përgjegjëse të ngarkuara për zbatimin e sigurisë në plazhe gjatë sezonit turistik dhe konkretisht Bashkia Himarë, Komisariati Himarë si dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, duke u marrë në cilësinë e të pandehurve shtetasit:
Arjan Tase, për veprën penale të “Vrasje me dashje” në mënyrë indirekte parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal;
F.M., me detyrë shef i sektorit të kufirit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës “parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
N. B., me detyrë shef stacioni në Stacionin e Policisë Kufitare, Dhërmi, në sektorin e kufirit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
L. A., B.M. dhe K.H., me detyrë trupa shërbimi në mjetin lundrues BP06, të ngarkuar me kontrollin e vijës bregdetare në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi, Vlorë, akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës“ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
A. D. me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Himarë, akuzuar për veprën penale të “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; dhe
B. A. dhe A.B., me detyrë përgjegjës dhe punonjës të Policisë Bashkiake në Bashkinë Himarë, akuzuar për veprën penale të “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal si punonjës që kanë kryer kontrolle periodike në vendin e ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post