Princ Leka, ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babai i kësaj të fundit, Gjergj Zaharia, akuzohen për dhunë në familje.
Kështu kanë konkluduar hetimet e Prokurorisë së Tiranës në lidhje me videon e momenteve të dhunës mes Elias dhe Princ Lekës, të publikuar edhe në media pak kohë më parë.
Më 25 prill Gjykata e Tiranës vendosi zgjidhjen e kurorës martesore mes Princ Lekës dhe aktores së njohur.
Leka Zogu ka pranuar nga ana e tij, që vajza 3-vjeçare të lihet nën kujdesin e nënës, Elia, për tu përgjigjur për kujdesin dhe edukimin e saj.
Sipas marrëveshjes, gjykata ka vendosur që Princ Leka, mund të takohet me vajzën e tij çdo ditë për rreth dy orë. Ndërsa në fundjavë, të premten dhe të shtunën, Gjykata ka vendosur që vajza 3-vjecare mund të qëndrojë pa kufizim orari me babanë e saj.
Faktikisht kjo dyshohet se është shkaku i përplasjes së atëhershme mes princit dhe aktores.
Diskutime rreth kësaj post