Gjykata e Lartë ka regjistruar shqyrtimin e animimit që ka bërë Prokuroria e Krimeve të Rënda, që kërkon masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Siç behet me dije ne njoftimin zyrtar te Gjykatës, regjistrimi i rekursit te organit te akuzes është bërë më datën 18 korrik 2018.
Ne kete rekurs prokuroria kërkon “Caktimin e masës së sigurimit personal ‘arrest në burg’ për personin nën hetim, Saimir Tahiri”.
Pak jave me pare, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, hoqi masën e arrestit në shtëpi ndaj ish-ministrit Brendshëm, e kjo nuk u pranua nga organi i akuzes.
Tahiri ndodhet ne hetim për trafik droge në bashkëpunim me grupin e vëllezërve Habilaj dhe për shpërdorim detyre.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/prokuroria-kerkon-arrestimin-e-tahirit-gjykata-e-larte-regjistron-rekursin-560474/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Diskutime rreth kësaj post