Prokuroria e Beratit ka mbyllur hetimet për 5 ish-zyrtarë të Doganës së qytetit, përfshi dhe ish-drejtuesin e saj, pasi i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 400 mijë dollarë.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se hetimi nisi pas një materiali referues të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili kishte evidentuar shkelje në procedurën doganorë të një subjekti privat, me administrator Vladimir Qepa.
Qepa ka ushtruar aktivitetin tregtar në zhdoganim dhe shitje materiale letre dhe plastike në një lohë që ishte në regjimin ‘pezulluar’.
Ky subjekt privat ka qënë nën kontrollin e doganës së Beratit, ku grupi i kontrollit i përbërë nga Dhame Xhamballo, Akion Hysi dhe Arben Ulaj kishte llogaritur detyrim minimal ndaj shtetit, krahasuar me detyrimin real të subjektit. Më pas grupi i kontrolli nga Tirana konstatoi parregullsi në punën e grupit të kontrollit lokal dhe urdhëroi ripërsëritjen e procedurave ndaj subjektit privat.
Pasi u realizua rikontrolli, ku, krahas doganierëve të parë, merrte pjesë edhe doganierja Greta Berberi, u caktua një detyrim i ri për subjektin privat, i cili ishte në vlerën e 4 milionë lekëve të reja. Pasi u realizua ky rikontroll, drejtuesi i doganës së Beratit në atë kohë, Evis Plaku, konfirmoi rregullsinë e saj dhe e regjistroi në sistem.
Por, nga auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, rezultoi se, edhe pas rikontrollit, detyrimi i kompanisë private ishte shumë herë më i vogël se sa detyrimi real i tij.
Në bazë të ekspertizës, rezulton se kompania i detyrohej shtetit shumën e mbi 40 milionë lekëve të reja. Prokuroria thekson se punonjësit nuk e kanë shpjeguar arsyen e kësaj diference të madhe teksa tentonin tia kalonin përgjegjësinë njëri-tjetrit.
Të pandehur janë Evis Plaku, ish kreu i doganës së Beratit, Dhamo Xhamballo, Akion Hysi, Arben Ulaj, Greta Berberi dhe administratori i firmës, Vladimir Qepa.
Diskutime rreth kësaj post