Tom Doshi dhe Mark Frroku kanë pasur përballjen e radhës në Gjykatën e Tiranës, ato ku deputeti i Shkodrës ka dëshmuar në favor të Frrokut. Por gjatë seancës, prokurori i çështjes ka bërë një lapsus, duke iu drejtuar Doshit si “i pandehur”.
“Ju pëlqen shumë të më thërrisni I pandehur”, është shprehur Doshi.
“Ju kërkoj ndjesë, ishte lapsusi im”, është shprehur prokurori.
Doshi është shprehur më tej se do të jetë deputet edhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, por pa saktësuar se me cilën forcë politike.
Diskutime rreth kësaj post