Policia gjermane arrestoi tre kosovarë pas një dyshimi për një sulm të planifikuar terrorist.
Kosovarët e arrestuar, ishin duke udhëtuar në një makinë të regjistruar në Belgjikë.
“Mund të konfirmoj se tre persona nga Kosova janë arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Ato ishin arrestime të përkohshme dhe hetimet po vazhdojnë. Personat janë arrestuar nën dyshimin për përgatitjen e një krimi serioz”, ka thënë Floraian Weinzierl, prokuror i rastit për agjencinë Reuters.
Ai është shprehur gjithashtu se “momentalisht nuk jemi në dijeni nëse ka një lidhje në mes personave që ne kemi arrestuar me sulmet në Bruksel. Hetimet janë në vazhdim e sipër dhe mbetet të shihet derisa informata shtesë të dalin në dritë”.
Prokurori është shprehur gjithashtu se hetimet për këtë rast do të vijojnë.
“Të dyshuarit kanë dhënë deklarata të ndryshme, të cilat ne i kemi aktualisht në shqyrtim. Ne gjithashtu gjetëm disa dokumente të cilat janë duke u ekzaminuar. Duhet të presim për të parë nëse dyshimi ynë fillestar është vërtetuar dhe në qoftë se është rasti, prokurori federal do të shqyrtojë nëse do të lëshojë një urdhër për paraburgim. Çfarë ndodh më pas varet nga ajo, por sigurisht hetimet tona mund të vazhdojnë nëse një urdhër ndalimi është lëshuar ose jo”, ka përfunduar deklaratën e tij prokuror gjerman, Florian Ëeinzierl, raporton Reuters.
Diskutime rreth kësaj post