Gjykata administrative ka shfuqizuar urdhrin e Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku për transferimin e dy prokurorëve Olsian Çela e Besim Hajdarmataj.
Gjykata administrative vendosi të pranojë paditë e dy prokurorëve të cilët Marku i transferoi në rrethe pas një debati që u zhvillua për shortin e dosjes Shullazi.
Sipas Gjykatës Administrative urdhrat e Markut për transferimin janë marrë në kundërshtim të plotë me ligjin.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të mblidhet ditën e nesërme për të diskutuar se çfarë do të bëhet me prokurorët.
Marku vendosi transferimin e Çelës në Prokurorinë e Beratit dhe Besim Hajdarmataj në Prokurorinë e Pogradecit.
Diskutime rreth kësaj post